Futboll

Nuk jep fitues ndeshja me fund dramatik në Premier League

Bournemouth

Ndeshja në mes të Bournemouthit dhe West Ham Unitedit nuk ka dhënë fitues. Në fakt, fundi ishte dramatik. Fillimisht gol shënoi Lucas Paqueta për West Hamin nga penalltia në minutën e 87-të, ndërsa Bournemouthi barazoi shifrat në minutën e 90-të nëpërmjet Enes Unalit. Ndeshja e luajtur të hënën në përfundoi pa fitues, 1:1. I takoi javës së 16-të të Premier Leagues së Anglisë.

Bournemouthi zë vendin e gjashtë me 25 pikë sa ka edhe Aston Villa, kurse West Hami në vendin e 14-të me 19 pikë.