Ka përfunduar pa fitues ndeshja ndërmjet Lazios dhe Torinos. Kjo ndeshje e zhvilluar të hënën mbrëma, përfundoi baras 1:1. I takoi xhiros së 30-të të Serie A italiane. Dy golat u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht Lazio në minutën e 57-të kaloi në epërsi me golin e Adam Marusiqit, derisa Gvidas Gineitis shënoi golin e barazimit për Torinon në minutë ne 82-të.
Elseid Hysaj luajti për Lazion deri në minutën e 73-të. Lazio zë vendin e shtatë me 52 pikë, kurse Torino është në vendin e 11-të me 39 pikë.