Futboll

Nuk jep fitues ndeshja kryesore e mbrëmjes

Nuk jep fitues ndeshja kryesore e mbrëmjes

Finalistët e vitit 2023 në Ligën e Kampionëve, Manchester City e Interi, u përballën të mërkurën mbrëma në “Etihad” në kuadër të xhiros së parë të fazës së ligës.

Kampioni i Anglisë dhe ai i Italisë kanë krijuar raste të shumta, disa prej tyre shumë të mira, por nuk kanë konkretizuar asnjëherë. Dhe ndeshja kryesore e së mërkurës në Champions përfundoi pa gola.

Phil Foden kishte rastin më të mirë për skuadrën e Cityt, por Yann Sommer intervenoi me sukses. Në minutën e 89-të, Sommeri ndali edhe goditjen e Ilkay Guendogan. Guendogani në minutat shtesë gjuajti jashtë portës, në një tjetër rast të mirë për gol.

Tek Interi, rastin më të mirë e kishte rezervisti Henrikh Mkhitaryan. Por goditja e tij shkoi mbi portë.

Skuadra e Pep Guardiolas i kishte 23 raste për gol gjithsej, ndërsa Interi u ndal në 13. Por nuk u konkretizua asnjëri. Dy skuadrat për pikët e para të plota duhet të presin xhiron e dytë.


Pa gola në pjesën e parë të ndeshjes Manchester City – Inter

Raste kishte në të dy anët, por jo edhe gola. 

Pas 45 minutave lojë në “Etihad”, rezultati në ndeshjen Manchester City – Inter është 0:0. 

Të dy skuadrat kanë krijuar raste, por pa konkretizuar. 

Madje më e rrezikshme ishte skuadra italiane. 

Kjo vlerësohet njëra prej ndeshjeve kryesore të xhiros së parë në Champions.