Galatasaray i ka fituar pikët e plota në ndeshjen që i takoi javës së 32-të të Superligës së Turqisë në futboll.
Galata të premten mbrëma e mposhti Bodrumsporin në shtëpi me rezultatin, 2:0.
Lucas Torreira e realizoi golin e parë në minutën e 29-të.
Golin përfundimtar e shënoi Davinson Sanchez në minutën e 81-të. Ai u asistua nga Yunus Akgun.
Enis Bardhi dhe Arlind Ajeti e kompletuan ndeshjen te Bodrumspori.
Ndërsa Taulant Seferi te mysafirët u inkuadrua në minutën e 81-të.
Galata vazhdon të jetë lider me 77 pikë.
Fenerbahçe ka 71 pikë në vendin e dytë por ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Bodrumspori renditet në pozitën e 14-të me 34 pikë.