Erling Haaland ka shënuar dy gola për ta udhëhequr Norvegjinë drejt fitores 3:0 ndaj Sllovenisë.
Ndeshja e së enjtes mbrëma i takoi xhiros së tretë të Grupit B3 të Ligës së Kombeve. Ndeshja në Oslo kaloi në shenjë të superyllit Haaland që tani është rekordmen për gola te Norvegjia. Ai ka arritur në shifrën e 34 golave në vetëm 36 paraqitje me Norvegjinë.
Alexander Sorloth e shënoi një gol për Norvegjinë, që tani udhëheq në grup me shtatë pikë.
Pas tri netësh, Norvegjia luan në udhëtim ndaj Austrisë.