Futboll

Norvegjia fiton thellë ndeshjen e dytë, shënon Haaland

haaland

Norvegjia e ka fituar thellë ndeshjen e dytë kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Norvegjia të martën mbrëma mposhti në udhëtim Izraelin me rezultat 4:2. Njërin prej katër golave për norvegjezët e shënoi Erlind Haaland. Për Haalandin ishte goli i 40 në 41 ndeshje për Norvegjinë. Ai realizoi golin e katërt në minutën e 83-të.

David Moller Wolfe në minutën e 39-të, Alexander Sorloth 59-të, Kristoffer Ajar në minutën e 65-të shënuan tre golat tjerë për Norvegjinë.

Për Izraelin dy golat i shënuan Mohammad Abu Fani në minutën e 55-të dhe Dor Turgeman në minutën e 93-të.

Norvegjia është e para në Grupin I me gjashtë pikë. Izraeli në vendi ne tretë me tri pikë sa ka edhe Estonia.