Përfaqësuesja e Norvegjisë i ka nisur me fitore kualifikimet e Kupës së Botës që mbahet në vitin 2026 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.
Norvegjia të shtunën mbrëma në udhëtim e mposhti Moldavinë me rezultatin e thellë 5:0.
Katër gola u shënuan në pjesën e parë kurse një tjetër në pjesën e dytë.
Julian Ryerson realizoi për 1:0 në minutën e pestë.
Për 2:0 në minutën e 23-të shënoi sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland.
Thelo Aasgaard e shënoi golin e tretë në minutën e 38-të.
Pesë minuta më pas, Alexander Sorloth, shënoi për 4:0.
Aron Donnum e shënoi golin përfumdimtar në minutën e 69-të.
Së bashku me Norvegjinë dhe Moldavinë në Grupin I janë edhe Estonia me Izraelin.
Norvegjia të martën nga ora 20:45 luan në udhëtim tek Izraeli.