Trajneri kondicional i Ferizajt, Isuf Berisha, dhe drejtori sportiv i këtij klubi, Genc Hyseni, janë në procedurë disiplinore.
Vendimin e mori të martën Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovës në futboll.
Berisha mund të dënohet pasi për protestë ndaj gjyqtarit, në ndeshjen me Suharekën, fillimisht ishte ndëshkuar me karton të verdhë. Pasi ka vazhduar me fyerje dhe sharje, ai u ndëshkua direkt me të kuq, shkruan në njoftimin e FFK-së.
Ndërkohë Hyseni është në procedurë pasi ka kërcënuar dhe fyer arbitrat pas fundit të pjesës së parë.
Procedurë është inicuar edhe ndaj Trepçës, një zyrtari të saj dhe një zyrtari të Rilindjes 1974.