Sulmuesi shqiptar, Kevis Gjeci, ka shënuar ndaj Paris Saint-Germainit në Kupën e Francës.
28-vjeçari Gjeci realizoi në minutën e tretë me kokë nga afërsia.
Ai aktivizohet te skuadra Espaly Saint-Marcel, që bën gara në kategorinë e pestë të futbollit francez.
Këtë gol, Gjeci e festoi me shqiponjë.
Pjesa e parë e ndeshjes së 1/16 së finales në Kupën e Francës ndërmjet Espalyt dhe PSG-së, është mbyllur 1:1.
Warren Zaire-Emery ka shënuar për parisienët në minutën e 37-të.
Goli i shqiptarit Gjeci nuk mjafton, PSG-ja avancon në Kupë
Kevis Gjeci 28-vjeçar që luan te skuadra e kategorisë së pestë në futbollin francez, Espaly, ka shënuar që në minutën e tretë ndaj Paris Saint-Germainit në Kupë.
Por, goli i tij nuk ka mjaftuar, pasi parisienët në fund avancuan në 1/8 e finales të mërkurën mbrëma, pas fitores 4:2 në udhëtim.
Warren Zaire-Emery e shënoi golin për 1:1, ndërsa Desire Doue e kaloi PSG-në në epërsi në minutën e 67-të.
Vendësit befasuan parisienët edhe në minutën e 71-të kur shënoi Maxence Fournel.
Por, Bradley Barcola në minutën e 88-të dhe Goncalo Ramos nga penalltia në minutën e dytë të kohës shtesë, përmbysën gjithçka për avancimin tutje në Kupën e Francës.
Gjeci luajti deri në minutën e 74-t.