Futboll

Një portier i ri do të debutojë te Gjermania

Oliver Baumann

Gjermania ka ftuar tre portierë që ende nuk kanë bërë paraqitje në nivel seniorësh, për shkak të lëndimit të Marc-Andre ter Stegenit, si dhe Manuel Neuerit të pensionuar.

Portieri Oliver Baumann i Hoffenheimit, Janis Balswich i Salzburgut dhe Alexander Nubel i Stuttgartit, janë ftuar për ndeshjet ndaj Bosnjë-Hercegovinës dhe Holandës në Ligën e Kombeve.

Një gjë e tillë është konfirmuar të enjten kur selektori Julian Nagelsmann e publikoi listën.

Tim Kleindienst, sulmuesi 29-vjeçar i Borussia Moenchengladbachut, ka marrë ftesë për herën e parë, ndërsa është rikthyer në skuadër Serge Gnabry i Bayern Munichut.

Gnabri është ftuar për herë të parë që prej muajit nëntor. Ai mungoi në “Euro 2024” për shkak të lëndimit.

Gjermania ndaj Bosnjës luan në udhëtim më 11 tetor, ndërsa ndaj Holandës në shtëpi ballafaqohet pas tre ditësh.