Holanda e ka fituar një pikë nga udhëtimi i vështirë në Budapest. Të premten mbrëma, në kuadër të xhiros së tretë të fazës grupore të Ligës së Kombeve, Hungaria e Holanda luajtën 1:1.
Ndeshja i takoi Grupit 3 të Ligës A.
Roland Sallai shënoi për epërsinë 1:0 të Hungarisë. Virgil van Dijk i i Holandës u përjashtua me të kuyq në minutën e 79-të, ndërsa katër minuta më pas rezultatin në 1:1 e barazoi Denzen Dumfries.
Shifrat më nuk ndryshuan.
Holanda është e dyta me pesë pikë. Hungaria është e treta në grup me dy pikë.
Pas tri dfitës, Hungaria luan në udhëtim ndaj Bosnjë-Hercegovinës, ndërsa Holanda takohet me Gjermaninë në Munih.