Mbrojtësi shqiptar Ivan Balliu ka luajtur deri në fund të ndeshjes për Rayo Vallecanon që barazoi pa gola në udhëtim ndaj Gironas.
Kjo ndeshje i takoi javës së shtatë të elitës së futbollit spanjoll. Balliu në minutën e 89-të u ndëshkua me karton të verdhë.
Rayo Vallecano zë vendin e dhjetë me nëntë pikë, kurse Girona është dy vende më poshtë me tetë pikë.