Futboll

Një 16-vjeçar shënon dy gola në fitoren e Hajdukut të Splitit

Bruno Durdov

Talenti kroat, Bruno Durdov, ka shkëlqyer të shtunën për Hajdukun e Splitit.

16-vjeçari i realizoi dy gola në fitoren 4:1 të Hajdukut ndaj Goricës. Ndeshja i takoi xhiros së shtatë të kampionatit kroat. 

Kapiteni Marko Livaja asistoi në të dy golat e supertalentit, ndërsa më pas shënoi nga penalltia golin e tretë për Hajdukun. Një gol e shënoi edhe Niko Sigur. 

Gorica kaloi në epërsi që në minutën e pestë, por më pas i pranoi katër gola.

Leon Dajaku luajti prej minutës së 61-të për Hajdukun. Adrion Pajaziti e kompletoi ndeshjen te Gorica.

Hajduku, që drejtohet nga Gennaro Gattuso, është lider me 17 pikë nga shtatë ndeshje.  Skuadra nga Spliti njihet për përkrahjen e zjarrtë nga tifozët, të njohur si “Torcida”.