Futboll

Nistelrooy emërohet trajner i Leicester Cityt

van

Leicester City e ka emëruar Ruud van Nistelrooyn si trajnerin e ri të skuadrës.

Nistelrooy do të jetë në krye të Leicester Cityt deri në verën e vitit 2027.

Ai e zëvendëson Steve Cooperin i cili u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta.

“Jam krenar, jam i emocionuar. Të gjithë me të cilët flas për klubin e futbollit Leicester City janë entuziastë. Jam i emocionuar të filloj dhe të njoh të gjithë dhe të jap gjithçka që mundem për Leicester Cityn”, ka thënë Nisterlrooy për faqen zyrtare të Leicesterit.

48-vjeçari Nistelrooy së fundi ishte trajner i përkohshëm i Manchester Unitedit.

Ka drejtuar edhe skuadrën e PSV Eindhovenit. Ka qenë ndihmës trajner edhe te Përfaqësuesja e Holandës.

Si futbollist holandezi Nistelrooy ka luajtur për disa skuadra të njohura evropiane si Manchester United, Real Madrid, Malaga, Heerenveen, PSV Eindhoven, Hamburger dhe Den Bosch.