Trajneri Jurgen Klopp në fillim të këtij viti ka njoftuar se do të largohet nga Liverpooli, pas nëntë vitesh qëndrimi.
Kroati Niko Kovaç është shfaqur si një emër surprizë që po shqyrtohet nga Liverpooli, teksa këta të fundit kërkojnë ta zëvendësojnë Jurgen Kloppin, shkruan të hënën mediumi anglez, “Daily Mail”.
Trajneri Ruben Amorim i Sportingut të Lisbonës është një kandidat kryesor për ta udhëhequr skuadrën angleze, por pavarësisht raportimeve, ai ka mohuar se ka zhvilluar bisedime ose se ka rënë dakord me Liverpoolin.
Kovaç së fundmi ishte trajner i Wolfsburgut, ndërsa karrierë ka bërë te Monaco, Bayern Munchen, Frankfurt dhe Salzburg.