Nuk ka dhënë gola e fitues derbi i zjarrtë i futbollit turk mes Galatasarayt e Fenerbahçes.
Ndeshja e së hënës mbrëma u zhvillua në stadiumin e Galatasarayt dhe i takoi xhiros së 25-të të elitës turke.
Derbi u zhvillua nën masa të rrepta të sigurisë. Të angazhuar për të ofruar siguri ishin 30 mijë policë. Ndeshjen e drejtoi arbitri i njohur slloven, Slavko Vinçiq.
Ka pasur tensione mes lojtarëve në fushë, por jo edhe shumë raste të mira shënimi.
Galatasaray mbetet lider me 64 pikë, gjashtë më shumë se Fenerbahçe e vendit të dytë.
Derbi më i madh turk është pritur me shumë interes. Fenerbahçe ka akuzar vazhdimisht Galatën se po favorizohet nga federata në garën për titull.
Të dy skuadrat u pajtuan që derbin ta drejtojë slloveni Vinçiq. Ai mbajti lojën në kontroll, ndonëse kishte shumë punë.
Pasi nuk u mposht në derbi, Galata është në pozitë të mirë për ta fituar titullin e kampionit.
Përfundon pa gola pjesa e parë e derbit turk
Nuk janë shënuar gola në pjesën e parë të ndeshjes mes Galatasarayt dhe Fenerbahçes.
Galatasaray ka pasur përkrahje të madhe nga tribunat, por nuk ka rrezikuar ndonjëherë portën kundërshtare.
Rast të mirë për gol nuk kishte as Fenerbahçe.
Derbi po luhet nën masa të rrepta sigurie. Mbi 30 mijë policë janë të angazhuar për të ofruar siguri.
Nga ora 18:00 zhvillohet derbi më i zjarrtë turk, angazhohen mbi 30 mijë policë
Nga ora 18:00 zhvillohet njëri prej derbive më të zjarrtë në futboll. Bëhet fjalë për derbin e Turqisë mes Galatasarayt e Fenerbahçes.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin e Galatasarayt dhe i takon xhiros së 25-të të Superligës turke të futbollit.
Galata është e para me 63 pikë, ndërsa Fenerbahçe mban vendin e dytë me 57 pikë.
Ka pasur shumë akuza për favorizim të Galatasarayt në garën për titull. Ka pasur edhe tensione mes tifozëve, si zakonisht.
Rrjedhimisht pritet ndeshje e zjarrtë, ndërsa me fitore Fenerbahçe do të hapte garën për titull.
Është raportuar se për të ruajtur rendin në derbi të angazhuar janë mbi 30 mijë policë.