Menaxheri Pini Zahavi ka kompletuar dy prej marrëveshjeve më të mëdha në futboll në vitet e fundit.
Dhe që të dyja ishin me lëvizjet që kishte bërë Neymari.
Sulmuesi brazilian fillimisht ishte transferuar nga Barcelona te Paris Saint-Germaini, e më pas nga skuadra franceze tek Al Hilali në elitën e futbollit të Arabisë Saudite.
Tani te Santosi, vetëm 18 muaj pasi u transferua tek Al Hilali, menaxheri Zahavi po punon që ta kthejë brazilianin në futbollin evropian.
Mediumi spanjoll “Sport” ka shkruar të premten se Neymari mund të përfundojë te Barcelona apo Bayern Munichu në këtë afat kalimtar veror.
33-vjeçari Neymar në nëntë paraqitje me Santosin ka shënuar tri gola dhe ka kontribuuar me po aq asistime.