Shqetësimet që Neymar ka me lëndime nuk kanë të ndalur.
Të mërkurën mbrëma, ai e ka lënë fushën edhe një herë tjetër me lot në sy. Ka pasur të tjera telashe muskulore që iu shfaqën në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Atletico Mineiros në Serie A të Brazilit.
Ndeshjen e fitoi Santosi 2:0.
33-vjeçari Neymar u lëndua në kualifikimet e Kupës së Botës ndaj Uruguait në tetor të vitit 2023, dhe që nga ajo kohë nuk ka gjetur qetësinë.
Pas kthimit te Santosi, Neymari e gjeti formën e mirë dhe mori ftesë nga Përfaqësuesja e Brazilit në muajin mars.
Nga ai grumbullim, Neymari u largua për shkak të një problemi muskulor, ndërsa të mërkurën në mbrëmje u zëvendësua në minutën e 34-t.
Nuk dihet ende se sa serioz është lëndimi i Neymarit.