Futboll

Neymari i lumtur që shënoi golin e parë pas rikthimit

Neymar Junior

Superylli i futbollit brazilian, Neymar Junior, e ka shënuar golin e parë që nga kthimi te skuadra e Santosit. 

Neymari realizoi gol dhe bëri asistim në fitoren e Santosit 3:1 ndaj Agua Santasit, të hënën në orët e hershme të mëngjesit. 

33-vjeçari Neymar e realizoi golin e parë nga penalltia në minutën e 14-të, kurse asistimin e bëri te goli i tretë. 

Ish-futbollisti i Paris Saint-Germainit dhe Barcelonës, Neymar, ishte shumë i lumtur me golin që e shënoi. 

“Jam i lumtur që e shënova golin tim të parë që nga kthimi te Santosi. Unë kam stërvitur shumë. Santosi ka qenë një ndihmë e madhe, duke më hapur dyert për t’u rilidhur me futbollin. Nuk doja të nënshkruaja një kontratë të gjatë sepse nuk isha i sigurt se si do të kthehesha apo si do të ndihesha në muajt e ardhshëm”, është shprehur Neymar, shkruan të hënën “Footboom”. 

Neymari pjesë e Santosit do të jetë deri në përfundimin e këtij edicioni. 

Te klubi brazilian u transferua në afatin kalimtar të janarit nga skuadra arabe, Al-Hilal.