Futboll

Newcastle shkëlqen në një tjetër ballafaqim me Arsenalin

Newcastle shkëlqen në një tjetër ballafaqim me Arsenalin

Newcastle e mposhti Arsenalin 2:0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës EFL. 

Me të njëjtin rezultat, Newcastle fitoi edhe në shtëpi në ndeshjen kthyese të mërkurën mbrëma dhe ka avancuar në finale. 

Në ndeshjen për trofeun e Kupës së Ligës, Newcastle do të ballafaqohet me Tottenhamin ose Liverpoolin. 

Kjo gjysmëfinale luhet të enjten mbrëma nga ora 21:00. 

Tottenhami e ka fituar ndeshjen e parë 1:0. 

Jacob Murphy në minutën e 19-të shënoi për epërsinë 1:0, ndërsa Anthony Gordon e vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes. 

Newcastle e synon trofeun e parë vendor që prej vitit 1955.