Futboll

Newcastle fiton ndaj Wolverhamptonit

Newcastle United

Skuadra e Newcastle Unitedit të dielën mbrëma e ka mposhtur Wolverhamptonin me rezultatin 2:1.

Ndeshja i takoi xhiros së katërt të Premier Leagues.

Vendësit kaluan në epërsi në minutën e 36-të me golin që e shënoi mesfushori Mario Lemina. Newcastle rezultatin e përmbysi në pjesën e dytë.

Qendërmbrojtësi Fabian Schar i barazoi shifrat në minutën e 75-të. Pesë minuta më pas Harvey Barnes realizoi për 2:1.

Newcastle ka tri fitore dhe një barazim. Renditet në pozitën e tretë me dhjetë pikë.

Wolverhamptoni ka një pikë dhe është në vendin e 18-të.