Bayern Munichu fitoi me shumë vështirësi ndaj Arsenalit në ndeshjen kthyese të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Ndeshjen e vendosi goli i Joshua Kimmichut në pjesën e dytë, ndërsa bavarezët avancuan tutje me rezultatin e përgjithshëm, 3:2.
Ndeshja e parë në “Emirates Stadium” ishte mbyllur baras, 2:2.
Në këtë ballafaqim, u vendos një rekord i ri në Champions.
Portieri Manuel Neuer e mbajti portën e paprekur në ndeshjen e tij të 138-të në Champions.
Ai e kaloi legjendën Iker Casillas për t’u bërë portieri me më së shumti ndeshje pa pranuar gol në historinë e kësaj gare.
Casillas e kishte mbajtur rekordin me 57 ndeshje pa pranuar gol në 177 paraqitje sa i kishte gjithsej.
Jan Oblak ka 35 ndeshje pa pranuar gol, ndërsa Marc-Andre ter Stegen ka 32 ndeshje në total.
Që të dy janë portierë me potencial për ta thyer rekordin e gjermanit Neuer.
Bayerni në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve do të ballafaqohet me Real Madridin në fund të këtij muaji.