Futboll

Neueri u lëndua duke festuar

Manuel Neuer

Portieri i Bayernit, Manuel Neuer, u lënda duke festuar golin e dytë të Bayernit kundër Bayer Leverkusenit në ndeshjen e parë të një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

Ai ka lënduar muskulin e këmbës së djathtë, ndërsa u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 58-të.

Kapiteni 38-vjeçar i bavarezëve siç shkruan në njoftimin e Bayernit “ka këputur muskulin e pulpit të këmbës së djathtë dhe nuk do të jetë në dispozicion deri në njoftimin e radhës”, shkruan në njoftimin e gjigantit gjerman.

Bayerni e fitoi ndeshjen e parë kundër Leverkusenit me rezultat 3:0.

“Lëndimi ndodhi derisa po festonte”, tha trajneri i Bayernit, Vincent Kompany menjëherë pas ndeshjes.

Ndeshja kthyese luhet javën e ardhshme në Leverkuesen.