Futboll

Në Shqipëri e bëjnë punë të kryer: Shehi trajner i ri i Ballkanit

Orges Shehi

Orges Shehi mund të jetë trajner i ri i Ballkanit. 

Në Shqipëri kanë raportuar se Shehi do ta zëvendësojë Artim Pollozhanin në postin e trajnerit. 

Pollozhani dha dorëheqje pas eliminimit të Ballkanit nga Kupa e Kosovës të mërkurën. 

“Orges Shehi do të jetë trajneri i ri i Ballkanit në Kosovë. Trajneri durrsak i njohur për sukseset e arritura tek skuadra e Tiranës, por pasi ka drejtuar edhe Skëndërbeun, Kukësin dhe Partizanin, pritet të zyrtarizohet në stolin e kampionëve të Kosovës”, shkruan “Top-Channel” të mërkurën. 

Edhe vetë trajneri Shehi për KOHËN ka konfirmuar bisedimet me klubin suharekas. 

“Jam në bisedime”, ka thënë shkurt Shehi për KOHËN.