Futboll

Në Serbi shkruajnë për golin e sulmuesit të Kosovës

Bujupi

Sulmuesi i Kosovës, Eliot Bujupi, ka shënuar supergol në barazimin e të rinjve të Stuttgartit në ndeshjen kundër Cërvena Zvezdës në UEFA Youth League.

Ndeshja e luajtur të mërkurën në Beograd përfundoi baras, 1:1. Supergolin e Bujupit e kanë komentuar edhe mediumet në Serbi.

“Bujupi i Kosovës e ‘theu’ Milosavjleviqin me disa lëvizje dhe goditi saktë për golin e mysafirëve”, shkruan ndër të tjera “sportal.rs”. 

Për golin e Bujupit kanë shkruar edhe media tjera serbe. Ndeshja Cërvena Zvezda U19 – Stuttgart U19 i takoi xhiros së pestë të UEFA Youth League. 18-vjeçari Bujupi ka shënuar katër gola në pesë ndeshje të Ligës së Kampionëve për të rinj. Dy gola i ka shënuar Atalantas dhe një gol Juventusit. Bujupi është kapiten i Kosovës U19, ndërsa ka debutuar edhe për ekipin A të “Dardanëve”.

Lexo përditësimet tjera
Eliot Bujupi

Sulmuesi i Kosovës shënon supergol në Beograd

Me golin e sulmuesit të Kosovës, Eliot Bujupi, Stuttgarti U19 ka kaluar në epërsi ndaj Cërvena...