Futboll

Në Premier League vëmendja tek Aston Villa – Newcastle

Aston Villa

Deri në fund të edicionit në Premier League kanë mbetur edhe gjashtë xhiro.

Dhe gara më interesante është ajo për zonën që dërgon në “Champions” në edicionin e ardhshëm.

Nga Premier League në Ligën e Kampionëve kualifikohen pesë skuadrat e para në tabelë.

Në fundjavë, ndeshja më e rëndësishme do të jetë ajo ndërmjet Aston Villas dhe Newcastle Unitedit.

Luhet të shtunën nga ora 18:30 dhe i takon xhiros së 33-të.

Aston Villa së fundi u eliminua në çerekfinale të Ligës ë Kampionëve nga Paris Saint- Germaini. Por te Villa janë të vendosur të paraqiten sërish në “Champions”.

Skuadra e drejtuar nga Unai Emery ka 54 pikë dhe renditet në pozitën e shtatë.

Newcastle ka pesë pikë më shumë dhe e zë vendin e tretë.

Aston Villa ka katër fitore rresht në ligë, kurse Newcastle ka pesë fitore rresht.

Newcastle ka fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit ndaj Villas.

Në pozitën e dytë në tabelë është Arsenali me 63 pikë.

Arsenali shkëlqeu të mërkurën mbrëma duke e fituar edhe ndeshjen e dytë çerekfinale ndaj Real Madridit dhe duke u kualifikuar në gjysmëfinale.

“Topçinjtë” të dielën nga ora 15:00 do të luajnë në udhëtim tek Ipswich Towni.

Ipswichi renditet në pozitën e 18-të me 21 pikë. Është thuajse pa gjasa për mbetje në elitën angleze. 

Arsenali ka dhjetë ndeshje pa humbje në të gjitha garat.

Të dielën nga ora 15:00 luhen edhe ndeshjet Fulham – Chelsea dhe Manchester United – Wolverhampton.

Chelsea e zë vendin e gjashtë me 54 pikë. Po ashtu e synon zonën Champions. Unitedi renditet në pozitën e 14-të me 38 pikë.

Të dielën luan edhe lideri, Liverpooli. Nga ora 17:30 do të luajë në udhëtim te Leicester City.

Liverpooli e mban vendin e parë me 76 pikë. Do të sigurojë titullin të dielën nëse Ipswichi fillimisht e mposht Arsenalin dhe më pas fiton ndaj Leicesterit.

Leicester City është në pozitën e parafundit me vetëm 18 pikë.

Kampioni në fuqi i Premier Leagues, Manchester City, të shtunën nga ora 16:00 do të përballet me Evertonin në udhëtim.