Për herë të parë në një ndeshje të Premier Leagues angleze gjyqtari do të jetë i pajisur me videokamerë, njofton BBC.
Bëhet fjalë për ndeshjen e së hënës mbrëma mes Crystal Palace e Manchester United.
Arbitri Jarred Gillett do të përdorë një pajisje të montuar në kokë, të quajtur “RefCam”, por pamjet nuk do të transmetohen direkt.
Videoja do të përdoret për një program që ofron njohuri të referimit në Premier League.
Në muajin shkurt, arbitri i Bundesligës, Daniel Schlager mbajti një videokamerë dhe mikrofon gjatë barazimit 2:2 të Eintracht Frankfurtit me Wolfsburgun.