Radu Dragusin u përjashtua që në minutën e shtatë të ndeshjes. Megjithatë Tottenhami nuk pati telashe për ta fituar ndeshjen e parë në Ligën e Evropës.
Skuadra e madhe angleze të enjten mbrëma fitoi 3:0 ndaj Qarabagut të Azerbajxhanit, në kuadër të xhiros së parë të fazës së ligës.
Brenan Johnson shënoi golin e parë në minutën e 12-të. Për 2:0 shënoi Pape Matar Sarr në minutën e 52-të. Dominic Solanke, që asistoi në golin e parë, realizoi për 3:0 në minutën e 68-të.
Qarabagu nuk shfrytëzoi një lojtar më shumë në fushë e po ashtu nuk shfrytëzoi as gjuajtjen nga pika e bardhë. Azerbajxhanasit humbën penallti në minutën e 58-të.