Bayer Leverkuseni e fitoi titullin në Bundesligë në edicionin e kaluar pa e humbur asnjë ndeshje. Por nisja e këtij sezoni nuk ka qenë më e mira.
Leverkuseni i Granit Xhakës ka 11 pikë pas gjashtë ndeshjeve, ndërsa të shtunën nga ora 15:30 luan ndaj Eintracht Frankfurtit.
Frankfurti i treti ka 13 pikë, një më pak se Bayern Munichu dhe Leipzigu, që janë lider.
Bayerni në fundjavë ka ndeshje të vështirë po ashtu, pasi ballafaqohet me Stuttgartin. Stuttgarti ka nëntë pikë në mesin e tabelës.
Ndeshja Bayern – Stuttgart nis në orën 18:30 të shtunën.
Leipzigu po të shtunën ballafaqohet me Mainzin në udhëtim, nga ora 15:30.