Xhiron e kaluar, Bayer Leverkuseni lëshoi pikë duke barazuar 2:2 me Leipzigun.
Të dielën nga ora 17:30, Leverkusenin e pret ndeshje tjetër e vështirë, me Hoffenheimin.
Kjo ndeshje i takon javës së 20-të të Bundesligës gjermane.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Xabi Alonso është në pozitën e dytë me 42 pikë.
Së fundi nga Hoffenheimi u largua sulmuesi Mërgim Berisha i cili u transferua tek Augsburgu.
Hoffenheimi ka 18 pikë në vendin e 15-të. I duhen pikët për t’i ikur edhe më shumë zonës së rrezikshme.
Tabelës së Bundesligës i prin Bayern Muncheni me 48 pikë.
Bayerni të shtunën nga ora 15:30 e pret Holstein Kielin.
Bavarezët e kërkojnë titullin e 34-t të Gjermanisë.
Kieli është në pozitën e parafundit në tabelë me 12 pikë. Po lufton për mbetje në ligë.
Të shtunën luan edhe Borussia Dormtundi që është pa fitore në katër ndeshjet e fundit në ligë.
Dortmundi nga ora 15:30 luan në udhëtim te Heidenheimi.
“Verdhezinjtë” do t’i drejtojë sërish trajneri i përkohshëm, Mike Tullberg.
Dortmundi nga e diela do të jetë me trajner të ri pasi gjiganti gjerman të enjten e zyrtarizoi kroatin Niko Kovaç.
Dortmundi pas 19 ndeshjeve të zhvilluara renditet në pozitën e 11-të me 26 pikë.