Interin e pret ndeshje e vështirë në kuadër të xhiros së 33-të të Serie A.
Të dielën nga ora 18:00, Interi luan në udhëtim ndaj Bolognas. Interi është lider i kampionatit me 71 pikë, vetëm tri më shumë se Napoli. Deri në fund të kampionatit në Itali kanë mbetur edhe gjashtë xhiro.
Kampioni në fuqi, Interi, është në moment të mirë. Në mesjavë e siguroi kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Barazoi 2:2 me Bayernin. Gjigantin bavarez e kishte mposhtur 2:1 në Munih.
Bologna është e pesta me 57 pikë. Por e synon vendin e katërt, që dërgon në Champions në edicionin e ardhshëm. Juventusi aktualisht është i katërti me 59 pikë. Atalanta i ka 61 pikë në pozitën e tretë.
Tjetër ndeshje interesante e xhiros së 33-të të kampionatit italian është ajo ndërmjet Milanit dhe Atalantas.
Kjo ndeshje luhet të dielën nga ora 20:45.
Milani ka katër ndeshje pa humbje në të gjitha garat. Por është vetëm në vendin e nëntë me 51 pikë.
Skuadra e Berat Gjimshitit, Atalanta, nuk po kalon formë të mirë. Në shtatë ndeshjet e fundit në ligë ka tri humbje, një barazim dhe tri fitore.
Milani do të ketë disa mungesa shumë të rëndësishme për ndeshjen e së dielës.
“Kuqezinjve” do t’i mungojë portieri kryesor, Mike Maignan. Do të mungojnë edhe Emerson Royal, Ruben Loftus-Cheek dhe Kyle Ëalker.
Edhe Atalantas do t’i mungojnë futbollistë si Gianluca Scamacca, Stefan Posch, Charles De Ketelaere dhe Giorgio Scalvini.
Dy skuadrat kanë zhvilluar 147 ndeshje.
Milani prin me 69 fitore, Atalanta i ka 30, kurse 48 herë ndeshja ka përfunduar baras.
Punë më të lehtë pritet të ketë Napoli. Të shtunën nga ora 18:00, skuadra ku paraqitet Amir Rrahmani do të luaj në udhëtim ndaj Monzas.
Monza është në vendin e fundit me vetëm 15 pikë dhe ashtë shumë pranë rënies nga elita.