Futboll

Ndeshja e mbetur Prishtina – Drita, luhet të mërkurën

FC Prishtina - FC Drita

Ndeshja e mbetur e xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll në mes të Prishtinës dhe Dritës do të zhvillohet të mërkurën nën ndriçimin e reflektorëve. Ndeshja Prishtina – Drita luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe nis në ora 17:00. Te skuadra e Dritës e kanë vlerësuar të vështirë përballjen me Prishtinën. 

“Jam i bindur se kjo ndeshje do jetë më e vështirë se ajo që ishte në Gjilan, pasi kjo do të zhvillohet në Prishtinë. Por, gjithmonë mbështetemi te ekipi jonë, besojmë në kualitetin që kemi dhe gjithmonë kërkojmë më tepër nga vetja dhe e dimë secili futbollist nuk duhet të jetë i kënaqur as edhe ne si staf teknik. Jemi të gatshëm”, ka thënë ndër të tjera trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani. 

Tekniku shkupjan ka drejtuar më herët Prishtinën. Me Prishtinën fitoi titullin e kampionit.

Edhe ish-sulmuesi i Dritës, Leotrim Kryeziu vlerësoi fitoren kundër Ferizajt para ndeshjes ndaj Dritës.

Në fund të muajit të kaluar, Drita mposhti Prishtinën me rezultatin 3:0, në kuadër të javës së 11-të të Superligës në futboll.

Drita është në vendi ne tretë më 21 pikë nga dhjetë ndeshje, kurse Prishtina në vendin e katërt me 19 pikë nga 11 ndeshje.