Futboll

Zyrtare: Shtyhet për të martën ndeshja Atalanta – Como

Atalanta

Ndeshja në mes të Atalantas dhe Comos do të zhvillohet të martën nga ora 20:45. Vendimi është marrë nga arbitri kryesorë së bashku me dy kapitenët e skuadrave.

Është vlerësuar se nuk ka kushte të përshtatshme për t’u zhvilluar ndeshja e javës së pestë të Serie A italiane.

Kjo ndeshje është dashur të nis në ora 20:45. Por fillimisht u shty për një orë, ndërsa pas inspektimit të fundit, të tretit me radhë, u vlerësua se nuk ka kushte për t’u zhvilluar ndeshja.

Në Bergamo ka pasur të reshura të mëdha të shiut të hënën pasdite. Kjo e pamundësoi zhvillimin e ndeshjes Atalanta – Como.


Ndeshja Atalanta – Como mund të shtyhet

Ndeshja në mes të Atalantas dhe Comos mund të shtyhet për shkak të shiut të madh.

Gjyqtarët e ndeshjes janë duke testuar fushën, nëse ka kushte për zhvillimin e ndeshjes së javës së pestë të Serie A italiane.

Ende nuk ka vendim përfundimtar, por mediumet në Itali raportojnë se ndeshja mund të shtyhet. Kjo ndeshje është dashur të nis në ora 20:45.