Pas fitores në udhëtim, Interi tani prin me 64 pikë, duke lënë pas Napolin që ka 61 pikë.
Atalanta mbetet me 58 pikë në vendin e tretë.
Carlos Augusto shënoi për 1:0 në të mirë të Interit në minutën e 54-t. Para se të shënohej goli pati shqetësim në shkallët e tribunave, pasi një tifozi i është dhënë ndihma e shpejtë. Porsa filloi ndeshja, Interi kaloi në epërsi prej një goli.
Ederson i vendësve u përjashtua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë në minutën e 81-të dhe kjo ia lehtësoi punën Interit.
Lautaro Martinez tre minuta para fundit e vendosi sfidën që u tensionua në fund. Trajneri Gian Piero Gasperini i Atalantas në minutën e 88-të dhe mbrojtësi Alessandro Bastoni i Interit, u ndëshkuan me karton të kuq.
Berat Gjimshiti luajti deri në minutën e 75-të tek Atalanta, ndërsa Kristjan Asllani nuk u aktivizua tek Interi ndonëse ishte në bankën rezervë.
Ndërpritet përkohësisht ndeshja Atalanta – Inter
Është ndërprerë përkohësisht ndeshja në mes të Atalantas dhe Interit.
Një tifoz i Interit ka pasur një shqetësim, ndërsa ka rifilluar pasi i është dhënë ndihma e shpejtë.
Por me të vazhduar ndeshja, Interi shënoi golin e epërsisë 1:0. Golin për 1:0 e shënoi Carlos Augusto në minutën e 54-t.