Paris Saint-Germaini është ndalur në Ligue 1. Të shtunën mbrëma, Parisi luajti vetëm 1:1 me Reimsin.
Ndeshja i takoi xhiros së pestë të kampionatit francez.
Keito Nakamura kaloi në epërsi Reimsin në minutën e nëntë. Golin e barazimit parisienët e shënuan vetëm në minutën e 68-të.
Realizator ishte Ousmane Dembele.
Parisi ka fituar katër ndeshjet e para në Ligue 1 e po ashtu fitoi në Champions.
Parisi tani i ka 13 pikë nga pesë ndeshje. Reimsi i ka tetë pikë dhe po ashtu është në pjesën e epërme të tabelës.