Konyaspori e ka ndalur në barazim pa gola skuadrën e Fenerbahçes. Ndeshja e zhvilluar të hënën mbrëma i takonte xhiros së 35-të të Superligës turke.
Dhe ky rezultat ka bërë që Galatasaray të jetë shumë afër titullit të kampionit në Turqi.
Tri xhiro para fundit, Galatasaray udhëheqë në tabelë me 96 pikë. Fenerbahçe mban pozitën e dytë me 90 pikë.
Sokol Cikalleshi startoi te Konyaspori dhe luajti deri në minutën e 77-të.
Konyaspori fitoi pikë të vlefshme në garën për ekzistencë. I ka 37 pikë në pozitën e 16-të, që në fund siguron mbetjen në Superligë.