Futboll

Naser Aliji i bashkohet Dinamos së Tiranës

Naser Aliji

Mbrojtësi i krahut të majtë, Naser Aliji, karrierën do ta vazhdojë te Dinamo e Tiranës. Lajmin për transferimin e Alijit e ka bërë të ditur të martën klubi i Superligës së Shqipërisë.

“Dinamo City ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin e Kombëtares, Naser Aliji. Ditën e sotme në prani të presidentit Adrian Bardhi dhe drejtorit Pinari, Aliji firmosi kontratën që e bën pjesë të ekipit 18 herë kampion në vazhdim”, ka shkruar Dinamo.

30-vjeçari së fundmi ishte pjesë e klubit nga Rumania, Voluntari.

Ka luajtur edhe në disa skuadra evropiane si Baseli, Vaduzi, Kaiserslauterni, Honvedi dhe Virtus Entella.

Me Shqipërinë, Aliji ka zhvilluar dhjetë ndeshje. Së fundi ishte i ftuar në Euro 2024 në Gjermani.

Ilir Daja pritet të zyrtarizohet së shpejti si trajner i Dinamo Tiranës.