Napoli është skuadra e radhës nga Serie A që ka shprehur interesim për shërbimet e mbrojtësit të Empolit, Ardian Ismajli. Kështu ka raportuar të premten “Il Mattino”.
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis dëshiron që Ismajlin ta transferojë në afatin kalimtar të janarit.
Reprezentuesi i Shqipërisë me skuadrën e Empolit ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.
Në rast të transferimit te Napoli, Ismajli do të bashkohet me kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmanin.
Ismajli këtë edicion është prej mbrojtësve më të vlerësuar në kampionatin italian.
Për 28-vjeçarin Ismajli kanë shprehur interesim edhe disa skuadra italiane si Juventusi dhe Interi.