Futboll

Napoli me përmbysje në minutat shtesë

Napoli

Me dy gola në minutat shtesë, Napoli ka arritur ta përmbysë rezultatin ndaj Parmas për të fituar ndeshjen e vlefshme në xhiron e tretë të Series A.

Napolitanët fituan 2:1.

Ange-Yoan Bonny kaloi Parmën në epërsi në minutën e 19-të. 

Ndërsa Napoli u përgjigj me Romelu Lukakun në minutën e 92-të dhe Frank Anguissas pesë minuta më pas.

Për Napolin është fitorja e dytë sezonale.