Mediumi italian “Rai Sport” ka njoftuar të premten mbrëma se kampioni i edicionit të kaluar në Itali, Napoli, ka arritur marrëveshje me trajnerin Antonio Conte.
Napoli dhe Conte, sipas këtij mediumi, kanë arritur marrëveshje trivjeçare.
Ndërkohë, “Calcionapoli24” ka shkruar se tekniku italian do të përfitojë 6.5 milionë euro në sezon, ndërsa së shpejti pritet edhe finalizimi i marrëveshjes.
Napoli, anëtar i të cilit ekip është kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, në edicionin aktual ka zëvendësuar tre trajnerë, Rudi Garcian, Walter Mazzarin dhe tani drejtohet nga Francesco Calzona.
Conte është pa punë qëkur u largua nga Tottenhami në pjesën e dytë të edicionit 2022/23.
Para se të kalonte në Premier League, Conte kishte fituar ligën me Interin, Chelsean dhe Juventusin.
Conte ishte edhe drejtues i Përfaqësueses së Italisë.