Futboll

Nagelsmanni mund të kthehet te Bayerni

Julian Nagelsmann - Bayern

Selektori i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, mund të bëjë rikthim sensacional te Bayern Munichu, pasi bavarezët dështuan që ta siguronin Xabi Alonson nga Bayer Leverkuseni.

Bayerni është duke kërkuar zëvendësues për trajnerin Thomas Tuchel, që bëri të ditur se do të largohet në fund të edicionit aktual.

Kështu ka shkruar të shtunën mediumi i madh gjerman “Bild”.

Drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, është duke punuar fort për rikthimin e tij në krye të skuadrës.

Nageslmanni e ka fituar Bundesligën, dy herë Superkupën e Gjermanisë dhe ka mesatare të 71.4 për qind të fitoreve gjatë 20 muajve në krye të gjigantit gjerman.

Rikthimi i Nagelsmannit mund të bëhet pasi të përfundojë “Euro 2024”, pasi ai aktualisht është i angazhuar me Gjermaninë.