Futboll

Nagelsmann rinovon kontratën me Gjermaninë

Julian Nagelsmann

Federata gjermane e futbollit të premten ka njoftuar për rinovimin e kontratës së trajnerit Julian Nagelsmann. 

Nagelsmann do të jetë në krye të përfaqësueses së Gjermanisë deri në vitin 2026.

Në shtator të vitit të kaluar, Nagelsmann nënshkroi kontratë deri në fund të Evropianit të 2024-ës.

36-vjeçari erdhi te Gjermania, si zëvendësues i Hansi Flickut, që u shkarkua pas rezultateve të dobëta.

Nagelsmann në gjashtë ndeshje miqësore me Gjermaninë ka arritur tri fitore, një barazim dhe dy humbje.

Gjermania do të jetë nikoqire e Evropianit të vitit të ardhshëm, që nis më 14 qershor dhe mbaron më 14 korrik.