Futboll

Nagelsmann i tronditur nga lëndimi i Ter Stegenit

Marc-Andre ter Stegen

Lëndimi i rëndë i portierit të Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, e ka tronditur përzgjedhësin e Gjermanisë, Julian Nagelsmann. Ter Stegen është shumë i rëndësishëm te Gjermania, njëjtë si te Barcelona.

“Lajmi për lëndimin e Ter Stegenit ishte një tronditje e madhe për ne. Do të na mungojë shumë brenda dhe jashtë fushës. I urojmë Ter Stegenit gjithë të mirat, do të jemi gjithmonë pranë tij gjatë trajtimit të lëndimit”, ka thënë Nagelsmann, shkruan të martën “Reuters”. 

Ter Stegen u lëndua rëndë në ndeshjen ndaj Villarrealit të dielën dhe do të mungojë për tetë muaj. 

32-vjeçari është portieri i parë i Gjermanisë, pas pensionimit të Manuel Neuerit.