Futboll

Mutu thotë se Rumanisë i duhet rezultati ndaj Kosovës, jo spektakli

Adrian Mutu

Legjenda Ardian Mutu ka thënë se Rumania kundër Kosovës duhet të mendoj vetëm për rezultat. Ai ka theksuar se edhe barazimi ndaj Kosovës do të ishte rezultat pozitiv për rumunët.

“Të gjithë presin fitoren, por unë mendoj se duhet të mbizotërojë pragmatizmi për përfaqësuesen. Duhet të marrim një pikë për ta mbajtur prapa Kosovën dhe lamtumirë. Kështu që mendoj se paraqitja nuk ka kuptim në këtë moment, duhet të jemi pragmatikë, të mendojmë vetëm rezultatin. Me siguri të gjithë të pranishmit do të jenë me Rumaninë dhe do ta përkrahin ekipin dhe nuk kemi ndonjë presion shtesë”, ka thënë Mutu për sajtin rumun “Sport”.

Mutu është legjendë e Rumanisë. Trajneri i Clujit për Rumaninë si lojtar ka shënuar 35 gola në 77 ndeshje nga viti 2000 deri në vitin 2013.