Futboll

Musliu shënon, por Paderborni mposhtet

Visar Musliu

Visar Musliu ka shënuar gol për Paderbornin në Bundesliga 2 të premten mbrëma, por skuadra e tij pësoi humbje. 

Paderborni u mposht në shtëpi nga Hertha Berlini me rezultatin 3:2. 

Qendërmbrojtësi i Maqedonisë së Veriut, Musliu, golin e dytë të edicionit e shënoi me kokë nga afërsia në minutën e 59-të, ndërsa e kompletoi ndeshjen. 

Paderborni në vendin e nëntë ka 39 pikë, dy më pak se Hertha Berlini që zë vendin e gjashtë.