Futboll

Muslija transferohet te skuadra e Wilit në Zvicër

Gentrit Muslija

Portieri i talentuar i St. Gallenit, 19-vjeçari Gentrit Muslija, ka bërë hap para në karrierë.

Muslija që në edicionin aktual është për ekipin U21 të St. Gallenit në kategorinë e katërt të futbollit helvetik, është huazuar te Wili i kategorisë së dytë.

Kështu ka njoftuar klubi i St. Gallenit të enjten.

FC Wili është në vendin e pestë në “Challenge League” dhe për shumë javë do të jetë pa portierin e parë Abdullah Laidani.

Drejtori sportiv i St. Gallenit, Roger Stilz, mendon se kjo lëvizje është e mirë për të gjithë të përfshirët.

“Pasi FC Wil ka nevojë për portier, kjo na jep mundësi që ta ndihmojmë këtë skuadër. Në të njëjtën kohë, Gentriti do të stërvitet dhe do të ketë mundësi të luajë në nivel më të lartë”, ka deklaruar ai.

Muslija është zhvilluar te St. Galleni dhe ka luajtur për grupmoshat e Zvicrës, nga U16 deri në U19.