Mesfushori i Kosovës, Florent Muslija, është kthyer nga lëndimi.
Muslija kishte lënduar kyçin e këmbës, ndërsa të mërkurën zhvilloi stërvitje për herë të parë me lojtarët tjerë të Freiburgut pas gati katër javësh.
Por, paraqitja e tij në ndeshjen kundër Werder Bremenit të premten nga ora 20:30, është në dyshim.
Muslija 26-vjeçar ka luajtur vetëm 160 minuta për Freiburgun në Bundesligë këtë edicion. Por ai është prej lojtarëve më të rëndësishëm të Kosovës.