Futboll

Vetëm një pikë për Muriqin në ndeshjen jubilare

Vedat Muriqi

Vedat Muriqi

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, luajti ndeshjen jubilare, të 100 me fanellën e Mallorcas të hënën mbrëma në La Liga.  Muriqi luajti deri në minutën e 77-të te Mallorca që barazoi 1:1 në udhëtim kundër Sevillas. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 25-të të elitës së futbollit spanjoll.

Një pikë Mallorca e fitoi falë golit të minutave shtesë. Martin Valjent shënoi golin e barazimit në minutë ne 91-të.

Sevilla shënoi golin e epërsisë në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. Kike Sales shënoi për 1:0. Por Mallorca shënoi në minutën e 91-të për barazimin 1:1. 
Mallorca zë vendin e tetë me 35 pikë, kurse Sevilla në vendin e 11-të me 32 pikë.


Muriqi udhëheq sulmin e Mallorcas në ndeshjen jubilare

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do ta udhëheq sulmin e Mallorcas në ndeshjen jubilare kundër Sevillas. Për Muriqin do të jetë ndeshja e 100-të në La Liga me fanellën e Mallorcas. Ndeshja Sevilla – Mallorca zhvillohet sonte nga ora 21:00 dhe i takon xhiros së 25-të të elitës së futbollit spanjoll. 
30-vjeçari iu bashkua Mallorcas në fillim të vitit 2022, ndërsa ka shënuar gjashtë gola në 19 ndeshje të zhvilluara në edicionin aktual në elitën e futbollit spanjoll spanjolle. 

Lojtari kryesor i Kosovës ka kontribuuar edhe me dy asistime. 

Mallorca pas 24 ndeshjeve ka fituar 34 pikë.