Futboll

Muriqi me Mallorcan humbin 4:0 nga Villarreali

Vedat Muriqi

Villarrealit i kanë mjaftuar katër golat e realizuar brenda 28 minutave për ta fituar ndeshjen 4:0 ndaj Mallorcas të hënën mbrëma. Kjo ndeshje i takoi javës së 20-të të elitës së futbollit spanjoll. 

Serinë e golave e hapi Logan Costa. Ai shënoi golin e parë në minutë ne 20-të. Katër minuta më vonë Alex Baena shënoi golin e dytë, kurse në minutën e 26-të për 3:0 realizoi Dani Parejo. Golin e katërt vendësit e shënuan në minutën e 28-të. Yeremy Pino shënoi për rezultatin, 4:0.

Vedat Muriqi pati një rast të mirë gjatë pjesës së dytë. Por gjuajtja e tij me kokë shkoi jashtë portës.
Mallorca zë vendin e gjashtë me 30 pikë. Një pozitë më lart me tri pikë më shumë është Villarreali.

 


Mbyllet pjesa e parë, 4:0 për Villarrealin

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Villarreal – Mallorca. Skuadra e Mallorcas pësoi katër gola për 28 minuta. Te skuadra e Mallorcas në pjesën e parë të ndeshjes që i takon javës së 20-të të La Ligas spanjolle, u paraqit edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.

Golin e parë Mallorca e pësoi në minutën e 20-të, të dytin në minutën e 24-t, të tretin në minutën e 26-të, kurse të katërtin në minutën e 28-të.

Villarreali kishte edhe disa mundësi tjera për gol.


Debakël: Muriqi me Mallorcan, katër gola për 28 minuta

Mallorca ka pësuar katër gola nga Villarreali kur po luhet minuta e 28-të e ndeshjes së javës së 20-të të La Ligas spanjolle.

Në fushë te Mallorca është edhe Vedat Muriqi.

Golin e parë Mallorca e pësoi në minutën e 20-të, të dytin në minutën e 24-t, të tretin në minutën e 26-të, kurse të katërtin në minutën e 28-të.


Muriqi udhëheq sulmin e Mallorcas ndaj Villarrealit

Vedat Muriqi do ta udhëheqë sulmin e Mallorcas në ndeshjen kundër Villarrealit në La Liga. Ndeshja Villarreal – Mallorca luhet sonte nga ora 21:00 dhe i takon javës së 20-të të elitës së futbollit spanjoll.

Mallorca është në vendin e gjashtë me 30 pikë sa ka edhe Villarreali një pozitë më lartë.