Premier League

Muriqi shkëlqen në “Teatrin e Ëndrrave”, Burnley fiton një pikë

Arijanet Muriq

Arijanet Muriq ka dhuruar një tjetër paraqitje të shkëlqyer dhe e ka ndihmuar Burnleyn të marrë një pikë në udhëtimin e vështirë te Manchester Unitedi.

Të shtunën, Unitedi e Burnley barazuan 1:1.

Antony shënoi për vendasit në minutën e 79-të pas gabimit të mesfushorit të Burnleyt, Berge.

Zeki Amdouni nga penalltia në minutën e 87-të barazoi rezultatin.

Portieri kosovar e fitoi epitetin e lojtarit më të mirë të ndeshjes, sipas vlerësimeve të “SofaScore”. Pati tetë pritje, katër prej tyre brenda zonës, 76 prekje të topit dhe 40 pasime të sakta nga 60 gjithsej.

Ishte ndeshja e katërt në të cilën Muriqi notohet si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Prej kur trajneri Vincent Kompany ia ka besuar pozitën e startuesit Muriqit, Burnley ka arritur dy fitore, katër barazime dhe një humbje.

Burnley ka 24 pikë në vendin e 19-të, dy më pak se Nottinghami i vendit të 17-të që i siguron mbetjen në elitë. Burnley ka edhe tri ndeshje deri në fund.

Unitedi në vendin e gjashtë ka 54 pikë.